Sunday, December 29, 2013

Si të transmetosh pozitivitet?

menduarit shërben gjithmonë. Në çdo rrethanë, nuk ka çast të ditës që ne të mos humbasim në mendime. Eshtë një proçes i natyrshëm. Janë ndjesi të papërshkueshme. Edhe kur nxitojmë të jemi të përpiktë në objektivat tona, mendimet nuk na lenë rehat, ato ecin me të njëjtin hap si ne. Ndonjëherë ndodh që mendja të mos shikojë dhe reflektojë, pasi është përqëndruar tashmë diku tjetër. Por magjinë, e prish vetëm momenti kur duhet të kthehemi me këmbë në tokë. Kjo përbën edhe pjesën më aktive të ditës sonë. Në shumicën e rasteve mundohemi të shkëputemi edhe nga stresi i ditës, por edhe nga ngjyrat e zbehta që na pushtojnë. Fillojmë të largohemi vetëm për pak nga frika, nga realiteti, nga makthet dhe pas një etape vërejmë se kemi larguar vetëm një pjesë të problemeve. Kjo është edhe forma më e bukur, më e shëndetshme e të ballafaquarit me realitetin. Gëzon njëkohësisht paqen që fal natyra, ngjyrat e saj. Fillon e bisedon me miq të rinj, miq të paqtë. Komunikon me botën lirshëm, merr frymë thellë, dëgjon tinguj shprese, dhe me pas je ti ai që transmeton këtë pozitivitet tek miqtë.

No comments:

Post a Comment