Sunday, December 29, 2013

Beso në sukses!

Beso sukses!

Suksesi nënkupton shumë gjëra të mrekullueshme, pozitive. 
Suksesi nënkupton: një shtëpi të mirë, pushime, udhëtim, gjëra të reja, siguri financiare, etj. Suksesi nënkupton të fitosh admirim dhe respekt në shoqëri. Suksesi domethënë liri: liri nga brengat, frikërat, frustrimet dhe dështimi. Suksesi domethënë vetë-respekt, të gjesh vazhdimisht më shumë lumturi dhe satisfaksion të vërtetë nga jeta, të jesh i aftë të bësh më shumë për ata që varen nga ti. 

Suksesi, arritja është qëllimi i jetës! Një fjalë e urtë thotë: Nëse ke besim mund të lëvizësh malet. Beso, vërtet beso, se mund ta lëvizësh një mal dhe mundesh. Jo shumë njerëz besojnë se mund t’i lëvizin malet. Pra, si rezultat, jo shumë e bëjnë këtë. Mendo sukses, mos mendo dështim. Besimi punon kështu. Besimi, qëndrimi “Jam pozitiv, unë mundem”, e gjeneron fuqinë, shkathtësinë, dhe energjinë e nevojshme për ta bërë. Besimi i fuqishëm, e nxit mendjen t’iu bjerë në fije mënyrave dhe mjeteve dhe si ta bëjë. Dhe besimi se mund t’ia dalësh i bën të tjerët të jenë konfidentë me ty. Besimi në rezultate të mëdha është forca shtytëse, fuqia prapa të gjithë librave të mëdhenj, shfaqjeve të mëdha dhe zbulimeve shkencore të mëdha.


Besimi në sukses është prapa çdo biznesi të suksesshëm. Besimi në sukses është përbërësi themelor, absolutisht esencial i njerëzve të suksesshëm. Beso, vërtet beso, se mund t’ia dalësh, dhe do t’ia dalësh. Qëndrimi “Në rregull do të provoj, por s’ma merr mendja se do të funksionojë” prodhon dështime. Mosbesimi është fuqi negative. Kur mendja nuk beson apo dy-shon, mendja tërheq “arsye” për ta përkrahur mosbesimin. Dyshimi, mosbesimi, vullneti i nënvetëdijshëm për të dështuar, mosdashja vërtet të kesh sukses, është përgjegjës për shumicën e dështimeve. Mendo dyshim dhe dështo. Mendo fitore dhe ki sukses. Është mirë të respektohet lideri. Mëso nga ai. Vëzhgoje atë. Studioje atë. Por mos e adhuro.

Beso se mund ta tejkalosh. Beso se mund të shkosh përtej. Ata që e ushqejnë në mendje qëndrimin ‘i dyti pas më të mirit’ bëhen pa ndryshim të dytët pas më të mirit. Personi është produkt i mendimeve të veta. Beso në Përmasa të Mëdha. Nise ofensivën tënde të suksesit me besim të ndershëm, të sinqertë se mund t’ia dalësh. Beso në përmasa të mëdha dhe rritu. Beso në vetvete, dhe gjërat e mira do nisin të ndodhin. Mendja jote është “fabrikë e mendimeve”. Është fabrikë e zënë, që prodhon mendime të panumërta në një ditë.Mendimi Pozitiv

No comments:

Post a Comment